Transplantimi i zemrës, Filipçe: Pacienti në gjendje të qëndrueshme

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar publikun me gjendjen shëndetësore të 27-vjeçarit, tek i cili është transplantuar zemra mëngjesin e sotëm. Filipçe thotë se gjendja shëndetësore e pacientit është e qëndrueshme dhe se pritet nëse trupi do të pranojë zemrën transplantuar.

“Mëngjesin e sotëm vizituam pacientin i cili është në gjendje të qëndrueshme. Të lutemi që trupi i tij ta pranojë zemrën. Unë fuqimisht besoj se do të kemi transplantimin e dytë të suksesshëm të zemrës, ndërsa pacienti i ri do të ketë edhe shans për jetë. Për shkak të sukseseve të tilla dhe punës humane punës së mjekëve ia vlejnë të gjitha netët pa gjumë në sallat e operacionit”, ka shkruar ministri Filipçe.