Trançveska: “Vazhdojmë të angazhohemi në avancimin e cilësisë së jetës së personave me dëgjim të dëmtuar”

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale sot është takuar me përfaqësues të Lidhjes nacionale të shurdhërve dhe gjysmë të shurdhërve. Gjatë takimit është diskutuar mbi standardizimin e gjuhës së shenjave, të drejtën e interpretuesv

“Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale gjithmonë jemi të gatshëm të bëjmë hapat e nevojshëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara. Synojmë në atë të sjellim zgjidhje afatgjate për kërkesat që janë para nesh dhe sfidat që dalin prej të njëjtave. Për t’iu qasur zgjidhjes nevojitet një sasi më e madhe e informacionit që do të na shërbejnë në ofrimin e zgjidhjeve të përhershme”, theksoi Trançevska.

Ministrja siç informojnë nga MPPS, ka theksuar se është e nevojshme t’i qasemi përgatitjes së draft aktiviteteve që do të përfshijnë, afatin kohor, konstruksionin financiar si dhe strategji.

“Përfshirja në kopshte është prioriteti jonë, prandaj gjithmonë është me rëndësi të veçantë të disponojmë me pasqyrë reale për sfidat me të cilat ballafaqohen fëmijët me aftësi të kufizuara në institucionet publike për fëmijë”, tha Trançevska.

Ajo i është referuar edhe mundësisë përmes Planit Operativ të masave dhe programeve aktive personat me dëgjim të dëmtuar të përfshihen në tregun e punës me qëllim të përmirësimit të standardit të tyre jetësor si dhe daljes nga rreziku social. Në takim, ministrja dhe përfaqësuesit e Lidhjes u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm të ndërsjellë në favor të personave me dëgjim të dëmtuar.