Traktori del nga rruga, ndërron jetë vozitësi 60-vjeçar


Më 23.07.2024 në orën 06:55 në Stacionin Policor të Vinicës është raportuar se në vendin e quajtur “Ciganski Rid” në Vinicë, V.M. (60) nga fshati Gradec, Vinicë, duke drejtuar një traktor “Massey Ferguson” me targa të Viniçës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për shkak të lëndimeve të marra në vendin e aksidentit, shoferi V.M. ka ndërruar jetë, dhe mjeku nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të Prokurorit Publik nga PTHP Koçan, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Një ekip hetimor nga DPB Vinicë ka kryer inspektimin.