Trajtimi i pacientëve me Covid-19, OBSH pezullon sërish testimin e hidroksilklorinës

Trajtimi i pacientëve me Covid-19, OBSH pezullon sërish testimin e hidroksilklorinësAlsat2020-07-05T10:00:47+02:00

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shtunën deklaroi se ka ndaluar testimin klinik të ilaçit anti-malarie hidroksilklorina për të trajtuar pacientët me koronavirus.

“OBSH pranoi rekomandimin nga Komiteti Drejtues Ndërkombëtar i Provës së Solidaritetit për të ndërprerë testimet e hidroksilklorinës dhe lopinavir/ritonavir-it”, tha OBSH në një deklaratë.

“Prova e Solidaritetit u ngrit nga OBSH për të gjetur një trajtim efektiv kundër COVID-19 për pacientët e shtruar në spital”, thuhet më tej.

Organizata tha që sipas rezultateve të testimit të përkohshëm, “hidroksilklorina dhe lopinavir/ritonavir-i tregojnë pak ose aspak ulje të vdekshmërisë së pacientëve të shtruar nga COVID-19 kur krahasohen me standardin e kujdesit. Hetuesit e provës së solidaritetit do të ndërpresin testimet me efekt të menjëhershëm”.

Në maj, OBSH deklaroi se për shkak të shqetësimeve të sigurisë, kishte vendosur të ndalojë përkohësisht testimin klinik të hidroksilklorinës për pacientët me COVID-19.

Që nga shfaqja e parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në pothujase tërë globin.

SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Pandemia ka marë më shumë se 528.200 jetë njerëzish në gjithë botën, ndërsa 11,1 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 6 milion janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA./Anadolu