Trajneri rus refuzon ta bëjë gjestin e Ronaldos, e kënaq Coca Cola

Gjesti i Cristiano Ronaldos duke larguar dy shishet e Coca Cola-s nga tavolina e konferencës për media në EURO20 është bërë tashmë virale.
Dikush po bën shaka, e dikush e ka marr me seriozitet, por trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov e bën të kundërtën

https://twitter.com/superlidermx/status/1405359562492977154?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Ftrajneri-rus-refu1zon-ta-beje-gjestin-e-ronaldos-e-kenaq-coca-cola%2F%3Ffbclid%3DIwAR1RNsGDQm6tLkeMg7JLzq_T3KHWdxDoGAU1_XSFkdiz0D22JM-q3hQpzcc
Pas fitores kundër Finlandës, Cherchesov i paraqit në konferencë dhe gjestin e parë që e bëri ishte hapja e një shishe Cola, të cilën e piu.
“Kurrë s’i them jo, nëse është e ftohtë”.

Gjestin e njëjtë si të Ronaldos, e bëri edhe mesfushori i Kombëtares së Italisë, Maneul Locatelli – i cili pas dy golëshit kundër Zvicrës, largoi dy shishet nga tavolina e konferencës për media.
Përveç dyshes, Ronaldo dhe Loca – ishte Paul Pogba ai që bëri një largim të shisheve, por jo të Cola-s, por të birrës ‘Heinneken’.