Trajneri i Shkëndijës zgjidhet trajneri më i mirë në Maqedoninë e Veriut

Ernest Gjoka është zgjedhur si trajneri më i mirë i sezonit në Maqedoninë e Veriut.
Trajneri shqiptar fitoi titullin kampion me Shkëndijën e Tetovës, duke zhvilluar një kampionat me të vërtetë spektakolare, ku vendin e parë nga koha kur e morën, nuk e rre*zikuan më.

Për këtë arsye, Gjoka ka marrë një vlerësim të madh, siç është ajo e çmimit si trajneri më i mirë i vitit. Pas marrjes së këtij çmimi, Gjoka u shfaq shumë i lumtur teksa u shpreh: “Ky çmim është një nder i madh për mua.
Të jesh trajneri më i mirë i sezonit, është diçka me të vërtetë e shkëlqyer. Unë dua të theksoj se meritat për të gjitha arritjet i takojnë lojtarëve të Shkëndijës.
Dua të shpreh mirënjohjen time për kushtet e shkëlqyera të punës”, u shpreh Gjoka