Trajanov: “Do të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe Qeveri me të gjitha partitë politike”

sobranie pratenicki prasanja,pavle trajanov so skrsteni race vo sobranie

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka theksuar se në takimin e liderëve do të hap çështjen për zgjedhje të parakohshme ose për Qeveri me të gjitha partitë politike. Sipas tij, çështja kryesore që do të diskutohet është futja e bullgarëve në Kushtetutë, që do ta mbështet, vetëm nëse maqedonasit njihen në Bullgari.

“Do të kërkoj të bisedohet për t`i dërguar një mesazh të fuqishëm Bullgarisë, kreut politik atje, t`i njohin maqedonasit si përkatësi kombëtare dhe t`i realizojnë të drejtat ë tyre. Të formojnë klube, asociacione, si parti politike që do të kultivojnë karakteristikat e kombit. Do ta ngrejë këtë çështje dhe do të kërkoj konsensus”, ka deklaruar Pavle Trajanov. Ai ka shtuar se do ta hap edhe çështjen e funksionimit të sistemit, për shkak se, siç tha, qytetarët janë të zhgënjyer për shkak të moszbatimit të ligjeve.

“Do ta hap edhe çështjen e reformave thelbësore për kodin zgjedhor, për një njësi zgjedhore, për përparësitë sistematike të partive më të mëdha politike, nëse ka kushte të bisedohet dhe për zgjedhje të parakohshme ose për Qeveri me të gjitha partitë politike. Duhet të ketë unitet në këto kushte të krizës”, tha Trajanov.