Tragjike! Vdes e ëma e Pep Guardiolës në moshën 82 vjeçare, a kishte Koronavirus?!


Lajm tragjik nga Spanja. E ëma e Pep Guardiolës, Dolors Sala, është ndarë nga jeta sot në moshën 82 vjeçare, pasi kishte rezultuar pozitive me Koronavirus.

Ishte vetë faqja zyrtare e klubit të Manchester Cityt që konfirmoi lajmin tragjik, duke shkruar: “Familja e Manchester Cityt e tronditur raporton se e ëma e Pep Guardiolës, Dolors Sala, është ndarë nga jeta në Barcelonë, pasi kishte rezultuar pozitive me Koronavirus. Ajo ishte 82 vjeçe”, shkruhej në lajmërimin e klubit.