Tragjike/ Vajza 6 vjeçare që ishte rrëmbyer gjendet e vdekur


Lajmi i humbjes së 6 vjeçares Faye Swetlik tronditi të gjithë Amerikën. Faye u raportua se kishte humbur nga prindërit e saj, pasi gjatë orëve të pasdites ishte duke luajtur përpara ambienteve të shtëpisë në provincën Cayce, në rajonin e Karolin-ës së jugut.

Fillimisht u raportua se vogëlushja ishte rrëmbyer nga disa persona që lëviznin në afërsi të shtëpisë së saj me dy makina. Por vetëm pak çaste më parë autoritetet policore njoftuan se e mitura është gjetur e vdekur shumë pranë vendbanimit.

“Me zemër jazakonisht të rënduar ju njoftojmë se kemi gjetur trupin e vogëlushes”, tha drejtori i Sigurisë Publike për Cayce Byron Snellgrove mes lotëve. Vdekja e Faye po trajtohet si një vrasje nga policia dhe deri më tani askush nuk është arrestuar. Gjatë hetimeve u gjet dhe trupi i një burri. I ndjeri nuk është identifikuar ende nga policia shkruan Daily Mail. Policia nuk ka dhënë informacione se ku janë gjtur saktësisht kufomat, por ata shtuan se qytetarët nuk duhet të ndihen të rrezikuar.