Tragjike! Ra nga lartësia e pallatit, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare në Itali


Një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14 vjeç, vdiq mëngjesin sot (25 tetor) në Piacenza të Italisë pasi ra nga çatia e një pallati 7 katësh.

Rënia e vajzës u ndalua nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt, por ekipi i shpëtimit nuk mundi të bënte asgjë për të.

Hetuesit aktualisht nuk po përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet.