Tragjike në Preshevë! Tre të vdekur e 11 të plagosur

Arrestohet shoferi për trafik të emigrantëve të paligjshëm

Nga një aksident i rëndë rrugor pranë Preshevës kanë humbur jetën 3 migrantë, ndërsa 11 mbetën të plagosur. Në mesin e tyre edhe një fëmijë 15 vjeçar.

Shoferi 43 vjeçar me iniciale R.R ka pësuar lëndime të lehta ndërsa pas ndërhyrjes kirurgjikale është arrestuar nga policia serbe nën dyshimin për kontrabandë të qenieve njerëzore. Ai ka qenë duke transportuar 14 migrantë të paligjshëm afrikano-aziatikë, kur ka humbur kontrollin e mjetit.

Automjeti i markës “BMW” për shkak të shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga ndërsa është konstatuar se drejtuesi i mjetit lëvizte pa patentë.

Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë të qenieve njerëzore.