Tragjike në Gjirin e Lalzit, mbytet një i ri nga Tirana

Një i ri është dërguar në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Ai ishte në zonën e Gjirit të Lalzit, kur ka rrezikuar jetën, pasi ishte zhytur në thellësi, nga ku më pas ka dalë me vështirësi.

Bëhet fjalë për një djalë 18 vjeç nga Tirana.

Ai është nxjerrë me shenja jete nga deti dhe është nisur për në spital.

Nga të dhënat e fundit mësohet se i riu fatkeqësisht ka humbur jetën në spital.

Ai kishte mbërritur në gjendje kritike në spitalin e Durrësit.