Një 17-vjeçareje nga Suedia, i është prerë koka nga i dashuri i saj iraken, në momentin që ato i dhanë fund lidhjes së tyre, shkruan Daily Mial.
Wilma Andersson, u shpall e humbur në 14 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa dy javë pas ngjarjes, policia gjeti kokën e saj të prerë. Ish i dashuri i adoleshentes, Tishko Ahmed Shabaz, nga Iraku, është arrestuar kohët e fundit si i dyshuari kryesor për ngjarjen.
Megjithëse Ahmed nuk e pranon se ka kryer krimin, gjurmët e gjakut të gjetura në shtëpinë e tij, si dhe një thikë e madhe në kuzhinë, hedhin poshtë pretendimet e të riut, sipas policisë.
Tishko, dyshohet se e ka prerë kokën e 17-vjeçares dhe më pas e ka fshehur në një çantë shpine. Ajo që e bën më tronditës këtë ngjarje, është fakti që Wilimas i është gjetur vetëm koka, ndërsa pjesa tjetër e trupit ende nuk dihet se ku ndodhet.