Tragjike: 19-vjeçarja dërgohet pa shenja jete në spitalin e Mitrovicës, ishte në depresion nga kërcënimet e të fejuarit

Tragjike: 19-vjeçarja dërgohet pa shenja jete në spitalin e Mitrovicës, ishte në depresion nga kërcënimet e të fejuarit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një familje në fshatin Vinarc i Epërm në Mitrovicë, ku një vajzë e moshës së re është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 19-vjeçare, vdekja e së cilës është konstatuar nga ekipi mjekësor posa është pranuar në spital, ku e kishin dërguar familjarët.

Ky rast ka tronditur jashtëzakonisht familjen, ndërkohë që mësohet se viktima ka qenë në depresion kohën e fundit për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj.

Sinjali merr vesh se Policia është njoftuar për rastin nga spitali, me ç’rast ka marrë deklarata nga dy dëshmitarë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Sipas informacioneve të para, e ndjera kohë më parë kishte tentuar t’i jap fund jetës, por një gjë e tillë nuk ishte raportuar në Polici.