Tra*gjedia në Tetovë, Ruskovska: Po shqyrtohet dokumentacioni


Prokuroria për ndjekjen e kr*imit dhe ko*rrupsioni për momentin nuk ka thirrur dëshmitarë për tenderët për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë. Kryetarja e kësaj prokurorie, Villma Ruskovska shprehet se janë duke e shqyrtuar dokumentacionin dhe pritet të vendosin për hapat e ardhshëm. Nëse eventualisht vërtetohet se diçka në pjesën e furnizimeve nuk është në rregull, do të vendosin kush dhe nëse do të thirret, si dëshmitarë apo si person nga i cili kërkohen informacione të nevojshme sepse çdo gjë do të jetë në procedurë para-hetimore, shton Ruskovska.

“Nuk mund të flas prej tash. A ka përgjegjësi në përgjithësi, duhet të shihet. Nëse ka përgjegjës gjegjësisht nëse është shkelur ligji për furnizime publike sepse është miratuar ligj i veçantë për furnizimin e këtyre spitaleve modulare, në këtë pjesë nëse ka shkelje, atëherë do të vendosim kë do të thërrasim për bisedë. Çdo gjë tjetër është në pjesën që e udhëheq Prokuroria Publike e Tetovës”- deklaroi Villma Ruskovska- kryetare e Prokurorisë për ndjekjen e kr*imit të organizuar dhe ko*rrupsionit