Tra*gjedia në Tetovë, Pendarovski: Presim ekspertët gjerman

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, i ftuar në emisioni “360 Gradë” në Alsat duke folur për tra*gjedinë në Tetovë tha se është paralajmëruar ardhja e ekspertëve gjermanë që do të përfshiheshin në pjesën e zbardhjes së rastit. Sipas njoftimit të Qeverisë, këta ekspertë do të bashkëpunojnë me MPB-në dhe indirekt me hetimin e Prokurorisë Publike, edhe pse formalisht nuk ka hetim në kuptimin pen*al- procedural dhe ende është në para- hetim. Në njoftimin e Qeverisë nuk ka afat kur do të vinë ekspertë gjerman.

“Dje e thashë, pa e apostrofuar shtetin. Dje mu tha se ata do të vinë deri në fund të javës ndërsa edhe mund të vijnë ekspertë tjerë më shpejtë, për 48 orë, por ekspertët gjerman sepse kanë reputacion të lartë për hetime kri*minalistike, pritet të vijn, frazën që e përdorin ato është “për disa ditë”, është shprehur Pendarovski.