Tra*gjedia në Tetovë nxit dyshime mbi cilësinë dhe sigurinë e spitaleve

Zj*arri që shp*ërtheu të mërkurën, më 8 shtator, në spitalin COVID në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona, ka ngritur dyshime mbi cilësinë dhe sigurinë e këtyre spitaleve, që janë ndërtuar si nevojë për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus, ndaras nga të sëmurët e tjerë, por edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve në klinikat inf*ektive.

Maqedonia e Veriut ka 19 spitale modulare për pacientët me COVID-19, dy prej të cilave janë donacion, ndërsa për ndërtimin e të tjerave janë shpenzuar 3.6 milionë euro.
Në sistemin elektronik për furnizime publike nuk figuron asnjë marrëveshje apo tender i shpallur për ndërtimin dhe kushtet që kërkoheshin për ngritjen e tyre. Të gjitha spitalet janë ndërtuar nga firma “Brako”, në pronësi të ish-zëvendëskryeministrit, Koço Angjushev.