Tragjedia me anijen në Himarë/ Djali: ‘E mbajta nënën gjysmë të gjallë në duar, pastaj ma mori deti’


Të mërkurën në mëngjes, Avdul Rama së bashku me nënën, babanë dhe një shok dolën në det për të mbledhur rrjetat.

Në portin e Himarës, ku familja vlonjate jetonte prej vitesh për punë, askush nuk i paralajmëroi për shtrëngatën.

Dallgët e përmbysën anijen e re 9 metra të gjate të blerë me borxhe.

Rrëfimi i Avdulit është i dhimbshëm.

Ai tregon si doli me not në breg  e pasi la nënën e vdekur t’ia merrte deti.

“Në momenti që erdhi stuhia, babai dhe nëna ime kanë qenë brenda në kabinën e pilotimit. Unë kam qenë jashtë, në anë të varkës, kurse shoku ynë ka qenë në fund fare te kapaku te motori”, shprehet i riu, i cili tregon se pas përmbysjes së varkës i pari mbi ujë doli shoku, më pas ai dhe pas tij babai.

“E mbajta nënën gjysmë ore të gjallë në krah, s’kisha mundësi për më shumë sepse më vdiq në duar.”

Arsen Rama, djali tjetër i tyre nuk doli në det atë ditë, por ka qenë ai që ka kërkuar ndihmë në policinë kufitare, pasi asnjë familjar nuk i është përgjigjur telefonatës së tij kur pa motin e keq.

Familja Rama humbi kryefamiljaren por dhe barkën e blerë me shumë sakrifica. Dyert e shtëpisë në Vlorë, që ishin mbyllur 17 vjet më parë për një fat më të mirë, u hapën tani për mort nga një fatkeqësi që u mori gjithçka./TCh