Tre të arr*estuarit në lidhje me rrëzimin e teleferikut që u mori jetën 14 personave në Itali janë lënë të lirë.
Ata u liruan të shtunën mbrëma pasi gjykatësi i çështjes vlerësoi se nuk ka prova kundër dy prej tyre.
Teleferiku në fjalë u rrëzua më 24 maj, pranë majës së malit Motarone në një lartësi prej 1,500 metrash.
Nga personat që ndodheshin në teleferik mbijetoi vetëm një djalë 5-vjeçar nga Izraeli.
Shefi operativ Gabriele Tandini u vendos në arr.est shtëpie, ndërsa drejtori teknik Enrico Peroccio dhe pronari i teleferikut Luigi Nerini u lanë të lirë.