Tragjedi tjetër pas Sellcës, biri vret nënë, babain dhe djalin në shtetin fqinj

Tragjedi tjetër ka ndodhur në lagjen Atenica, në Serbi, sic vërteton telegraf.rs nga MPB, në lagjen në fjalë janë gjendur tre trupa, të cilët i kishte gjetur vëllai i vrasësit. Në proces është hetimi. Sipas fqinjëve, vrasësi ka pasur problem me drogë.

Një 21-vjeçar ka kryer një vrasje të trefishtë mbrëmë në Çaçak të Serbisë, duke vrarë nënën, babanë dhe gjyshin e tij.

Tragjedia ka ndodhur në vendbanimin e Atenicës, ndërsa 21-vjeçar i dyshuar për vrasjen e nënës, babait dhe gjyshit të tij është arrestuar në vendbanimin Obrez, jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Fqinjët dhe qytetarët e Çaçakut janë të shokuar nga krimi në këtë rajon. Sipas raportimeve tragjedia familjare ka ndodhur mbrëmë mes orës 21:00 dhe 22:00. 21-vjeçari Ilija, siç mësohet, fillimisht ka ulur roletat e xhamave, e më pas ka therur familjarët dhe pastaj është larguar nga shtëpia.

Vëllai i Ilijas gjeti tre anëtarët e familjes në gjendje të pajetë.