Tragjedi tjetër në Shkup, humb jetën nëna me fëmijun 13 vjeçar si pasojë e aksidentit me veturë!

Mbrëmë ka ndodhur edhe një tjetër tragjedi në Shkup si pasojë e aksidentit ku një grua bashkë me fëmijun e saj 13 vjeçar ka humbur jetën, shkruan Pa Censure!

Ka qenë vetë gazetarja nga Shkupi Semra Ajeti e cila ka njoftuar në rrjetet sociale në orët e para pas mesnate ku bën thirrje për kujdes gjatë vozitjes se tragjeditë po shtojnë numrin!

Ajeti shkruan: “Edhe një tjetër aksident edhe një tjetër tragjedi, vajza e tezes me fëmijun 13 vjeçar ka humbur jetën. Zoti durimin të gjithë neve. Vozit me kujdes jete te reja po shojne”

Vetëm para dy ditëve pas një aksidenti në qendër të Shkupit, la të vdekur një person pasi u përplasën dy vetura e më pas goditën këmbësorin i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve!