Të hënan në mbrëmjë burri xheloz me nënshtetësi italiane plagosi rëndë gruan e tij kosovare. Por, paraprakisht vrau një person bashkëkombës të tij. Autori kreu vetëvrasje në vendin e krimit. Mediat raportojnë se gruaja ishte ndarë nga burri xheloz në maj, por ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe i kishte kërkuar asaj t’i kthehej.
Xhelozia nuk njeh kufi, fillon raportimin Blick, dhe kështu drama martesore e 51-vjeçarit bëhet një rast ndërkombëtar të hënën në mbrëmje.
Lexo edhe:
Strategjia e Sigurisë 2022-2027 diskutohet me dyer të mbyllura në Komision
Vepra e përgjakshme fillon shtatë kilometra nga pika kufitare Gaggiolo TI në anën italiane. Është pak para orës 18:00 kur dorasi i zuri pritën bashkatdhetarit të tij 47-vjeç., në një shteg pylli. Ai qëllon transportuesin dy herë në gjoks. Burri ende mund të dalë nga makina e tij, por rrëzohet pas disa metrash dhe vdes në vend.
Autori kalon pikën kufitare dhe hyn në Zvicër. Destinacioni i tij i radhës janë banjat termale. Italianit i duhen njëmbëdhjetë minuta për të shkuar në rrugën ku punon si pastruese gruaja e tij kosovare 45-vjeçe. Hyn në ndërtesë dhe ka të shtëna sërish. Gruaja goditet në pjesën e sipërme të trupit. Autori drejton armën drejt vetes dhe tërheq këmbëzën.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se gruaja e plagosur kishte të veshur një këmishë të bardhë e cila ishte larë në gjak.
Me të mbërritur ambulanca, vrasësi tashmë kishte vdekur. Gruaja është dërguar me plagë të rënda në spital dhe të martën mjekët bëjnë të ditur se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një person tha për Blick se kosovarja kishte probleme me bashkëshortin dhe ai ishte shumë xheloz.
“Ajo u nda nga i shoqi dhe mesa duket takoi një burrë të ri. Ajo nuk do ta kishte menduar kurrë se ish-i i saj do të ishte i aftë për një veprim të tillë. “Në fund të fundit, të dy kanë një vajzë së bashku”, tha ky person për Blick.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.