Tragjedi në Shkup, vajza therr me thikë nënën

Një tragjedi ka ndodhur pak pas mesnate në Shkup kur një vajzë ka goditur disa herë me thikë nënën e saj në Shkup.

“Me datë 25.04.2022 në ora 00:25 në Shkup, zyrtarë policorë e kanë arrestuar M.B. (26) nga Shkupi pasi në banesë me objekt të mprehtë ka lënduar nënën e saj dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj familjarëve dhe policëve të cilët kanë kryer veprime zyrtare”, njoftojnë nga MPB.

Ajo është dërguar në stacion policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të ngrihet kallëzim përkatës.