Prokuroria kërkon paraburgim për 44-vjeçari nga Shkupi i cili dyshohet se ka vrarë fëmijën e tij tre muajsh. Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, që dënohet sipas nenit 123, paragrafi 2 i Kodit Penal.
“Natën mes datës 25 dhe 26 shtator, derisa i dyshuari ndodhej në shtëpi me katër fëmijë të mitur, mes tyre edhe djalin tre muajsh, ka filluar ta godasë fëmijën me duar dhe këmbë në kokë dhe në trup. Në këtë mënyrë ai i ka shkaktuar lëndime të shumta që kanë shkaktuar gjakderdhje në hapësirën e kafkës, si rezultat i të cilave ka ndërruar jetë foshnja tre muajshe”, thonë nga Prokuroria.