Tragjedi ne Shkup. Digjet vajza e mitur pasi fëmijët e tjerë e ndezin cisternën

Komandanti i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit, Zvonko Tomeski, ka konfirmuar për “A1on” se një person ka humbur jetën në aksidentin në Ilinden.

“Ka një person të vdekur, sipas informacioneve fillestare nga elektroshok në tren”, tha Tomeski për “A1on”.

Ngjarja e ndodhur sonte vonë rreth orës 21:00 është denoncuar në polici nga S. K. Ku tha se në lagjen Ilinden afër stacionit hekurudhor është djegur një cisternë nga të mitur. Dy fëmijët e mitur ndodhen në shtëpinë e tij dhe pas bisedës me fëmijët bëhet me dije se në cisternë me siguri ndodhet një femër e mitur dhe se ajo ka vdekur, sipas informacioneve fillestare nga MPB-ja.

Mirëpo, MPB-ja nuk ka asnjë informacion të konfirmuar për një person të vdekur, përveçse u ka thënë të miturve se në vendin e ngjarjes ka një të mitur femër të ndjerë.

Në terren janë thirrur menjëherë forcat zjarrfikëse, ambulanca, ndërsa efektivët e policisë kanë shkuar për zbardhjen e rastit.

Identiteti si dhe shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohen më tej.