Tragjedi në Rumani: Digjet spitali i koronavirusit, dhjetëra paicentë mbesin të vdekur

Dhjetë të vdekur dhe 7 të plagosur rëndë në mesin e pacientëve me koronavirus. Ky është numri ende jo përfundimtar i zjarrit që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Piatra Neamt, në Rumaninë verilindore.

Flakët u ranë rreth orës 6.30 pasditen e djeshme me kohën lokale, në krahun ku ishin shtruar 17 pacientë me Covid-19. Të vdekurit ishin të gjithë pacientë të intubuar.

Mjeku kujdestar, i cili u përpoq të shpëtonte viktimat, raportoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 80% të trupit dhe po lufton mes jetës dhe vdekjes.

Prefekti vendas ngriti një njësi krize dhe Ministri i Shëndetësisë, Nelu Tataru, shkoi atje. Zjarrfikësve iu desh një orë për të shuar flakët, shkaqet e të cilave ende nuk dihen.