Tragjedi në Prilep: Babë e bir digjen nga shpërthimi i zjarrit në shtëpinë e tyre

Një tragjedi e madhe e ka goditur mbrëmë Prilepin, babë e bir kanë vdekur nga zjarri i ndodhur në rrugën “Cane Ilieski” 87a. Sipas komandantit të Njësitit të zjarrëfikësve Prilep, Hristijan Momiroski, zjarri është raportuar në ora 21:45 dhe menjëherë kanë intervenuar me 3 vetura dhe 9 zjarrfikës. Por për fat të keq, kur zjarrfikësja ka mbërritur, njerëzit ishin tashmë të vdekur.

“Në vend është djegur një pjesë e katit të parë të shtëpisë, sallonit dhe kuzhinës. Zjarri është shuar nga TPPE dhe është penguar të përhapet në katin tjetër dhe banesat fqinje. Fatkeqësisht, personat vdiqën para se të mbërrinim ne. Njëri nga dy personat është gjetur i djegur në dhomën e ndenjjes, ndërsa personi tjetër është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente kanë konfirmuar vdekjen nga zjarri”, thotë Hristijan Momiroski, komandant i Njësitit të zjarrëfikësve Prile.

Nga Ndihma e Shpejtë nga Prilepi thonë se për fat të keq me të mbërritur në vendngjarje kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e tani të ndjerit.

Trupat janë dorëzuar për obduksion, ndërsa për momentin nuk ka informacion zyrtar se si ka ndodhur zjarri, as nga MPB-ja dhe as nga Prokuroria Publike. Në terren ende po kryhet inspektimi, më shumë detaje për këtë ngjarje fatkeqe priten gjatë ditës. Pa Cenbsurë