Tra*gjedi në orët e mëngjesit: Digjet banesa e çiftit shqiptar, vde*sin burrë e grua


Një çift të moshuarish në Borsh kanë gjetur vde*kjen ndërsa banesa e tyre është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Vik*timat janë Rrapo dhe Savete Cika.

“Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia S. C., 71 vjeçe” njofton policia.

Fillimisht u raportua se të moshuarit kanë gjetur vdek*jen si pasojë e asfiksisë nga gazi por policia thotë se “dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike”.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.