Tr*agjedi në New York, ndahen nga jeta çifti shqiptar

Aktori i njohur Florind Belliu pas një feste hodhi bashkëshorten nga ballkoni dhe më pas i dha fund jetës Florind Belliu dhe Ornela Belliu, burrë dhe grua kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Bronx të Nju Jorkut. Pas një feste që ishin duke zhvilluar në shtëpinë e tyre aktori shqiptar, Florind Belliu, hodhi gruan nga ballkoni dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë.

Tragjedia e dyfishtë ndodhi teksa gruaja e tij Ornela do të festonte ditëlindjen. Sipas New York Post besohet se gruaja ishte shtatëzanë. Autoritetet policore kanë hapur një hetim për të gjithë ngjarjen shkaku i të cilit mbetet ende i paqartë.

Çifti 35 dhe 28 vjeç kishin dy fëmijë së bashku. Ngjarja ndodhi në ndërtesën Cruger Ave ( Kruger Ejv). Trupat e bashkëshortëve dy u gjetën në oborrin e pasmë të ndërtesës. Nga dëshmitë bëhet e ditur se çifti ishte konfliktuar gjatë festës që ishin duke organizuar në shtëpi, gjë që mund ta ketë shtyrë aktorin shqiptar të ndërmarrë edhe veprimin ekstrem.