Dhjetë persona janë vrarë dhe të paktën shtatë janë plagosur në një sulm të armatosur në një bar në qytetin Querétaro, në Meksikën qendrore, njoftuan autoritetet lokale.
Sulmin e kryen katër persona të armatosur, të cilët arritën para lokalit, më pas hynë brenda dhe hapën zjarr ndaj klientëve. Sipas shefit të departamentit komunal për siguri publike në Querétaro, Juan Luis Ortiz, tragjedia ndodhi të shtunën.
Shteti federal meksikan Querétaro dhe kryeqyteti i tij me të njëjtin emër kryesisht janë të kursyer nga dhuna e bandave të drogës ose trafikimi i drogës, me të cilën përballet shteti fqinj Guanajuato, ku është regjistruar numri më i madh i vrasjeve nga të gjitha 32 shtetet federale, raporton Figaro.
Ortiz ndau informacionin për sulmin në rrjetin social X, duke shtuar se autoritetet kanë nisur një hetim dhe po kërkojnë intensivisht sulmuesit.