Tragjedi në La Mansh: Tetë migrantë humbën jetën në përpjekje për të kaluar kanalin midis Anglisë dhe Francës

Tetë persona kanë humbur jetën gjatë natës duke u përpjekur të kalojnë La Manshin, kanalin që ndan Francën dhe Anglinë, njoftoi policia franceze. Shërbimet e shpëtimit morën një thirrje rreth orës 01:00 të mëngjesit që sinjalizonte se një anije ishte në vështirësi në ujërat veriore të Boulogne-sur-Mer.

Disa migrantë kanë humbur jetën, njoftuan autoritetet e prefekturës Pas-de-Calais për agjencinë AFP. Incidenti ndodhi shtatë ditë pas tragjedisë ku 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, humbën jetën pasi një anije me migrantë u mbyt pranë bregut të Francës. Shërbimet detare franceze raportuan se nga e premtja deri të shtunën janë shpëtuar rreth 200 persona.