Tragjedi në Kroaci: Nëna, djali dhe e dashura e tij u gjetën të vdekur

Policia ka gjetur sot trupat e pajetë të tre personave në fshatin Rasteviq në rajonin e Benkovcit, Kroaci, në një shtëpi familjare, ka bërë të ditur stacioni policor në Zadar, Kroaci, raporton Jutarnji List.

Policia ka marrë raport në orën 9:03 se në një shtëpi në Rasteviq ndodheshin tre persona që nuk po përgjigjeshin në thirrje. Të gjitha shërbimet emergjente u dërguan menjëherë në vendngjarje, ku trupat e pajetë të tre personave u gjetën në shtëpi, pa shenja të dukshme dhune.

Në shtëpi është gjetur një gjenerator si burim i energjisë elektrike.
Autopsia po kryhet në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për të zbardhur të gjitha faktet dhe rrethanat e ngjarjes.

Sipas informacioneve të mbledhura deri tani, nuk ka dyshime për elemente të ndonjë vepre penale, njofton stacioni policor i Zarës.

Bëhet fjalë për një grua të lindur në vitin 1974, djalin e saj 34-vjeçar dhe të dashurën e tij 26-vjeçare.

Sipas një dëshmitari, shkaku i vdekjes ishte helmimi nga gazi i lëshuar nga gjeneratori që shërbente si burim energjie.
Familja, me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, kishte jetuar në këtë zonë për vite me radhë.