Tragjedi në Klinë – Një i vrarë dhe një i plagosur në fshatin Volljakë

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në fshatin Volljakë të Klinës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se për momentin nuk ka të arrestuar dhe se po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje tragjike.

“Në 20:43, policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohësh. mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”.