Tragjedi në Kërçovë, një person ka vdekur nga gjuajtja me armë gjuetie

Një 56-vjeçar nga Kërçova është arrestuar pasi i njëjti gjatë gjuetisë ka gjuajtur me armë, pas çka e ka goditur një bashkëfshatar të tij, i cili ka ndërruar jetë

“Më datë 10.12.2023 në ora 15:00, zyrtarët policorë nga DPB-Kërçovë kanë privuar nga liria D.S.(56) nga Kërçovë. Ai dyshon se rreth orës 14:00 në një brez pyjor në rajonin e fshatit Lugina e Bigorit në Kërçovë, gjatë gjuetisë, nga një pushkë gjuetie ka shtënë një plumb dhe ka goditur D.J.(40) nga i njëjti fshat, pas çka D.J. ka vdekur”, thonë nga MPB duke shtuar se është kryer autopsi ndaj trupit të të ndjerit.p