Tragjedi në Greqi, rrufeja godet 13-vjeçaren në plazh, e mitura humb jetën në vend

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një plazh të Greqisë, në zonën e Halkidikisë, ku një 13-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi u godit nga rrufeja.

Mediat greke shkruajnë se prindërit dhe vajza kanë qenë duke bërë plazh dhe papritur ka nisur një stuhi. Ata kanë dalë nga uji, por nuk kanë arritur që të shkojnë te makina.
Babai tregon se pasi ra rrufeja, e bija dhe gruaja u rrëzuan në rërë. “Vajza ime nuk u ngrit më”, tregon ai.