Tragjedi në Gjakovë, dy femijë vdesin si pasoj e zjarrit në shtëpi

Dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç kanë vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.
Policia tha se për rastin është në përgatitje të një raporti, mirëpo e konfirmoi shkurt vdekjen e fëmijëve.

Bëhet e ditur se viktimat mes vete janë djem të axhës, ndërsa shkaqet e zjarrit që çuan deri të tragjedia mbeten akoma të panjohura.
Në vendngjarje po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ekipi i zjarrëfikësve dhe Mjëkësia Ligjore.