Tragjedi në Francë, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur nga orteku

Katër persona kanë humbur jetën nga një ortek në rajonin malor të Auvergne në Francën qendrore. Ngjarja ndodhi në një lartësi prej 1600 metrash mbi fshatin Mont-Dore.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur pas një operacioni të madh kërkimi që mobilizoi 50 persona.

Gazeta lokale La Montagne raportoi se ata që u goditën nga orteku ishin alpinistë të skive nga një klub aty pranë dhe thuhet se ishin larguar jashtë pistes me një udhërrëfyes.

Malet e Auvergne, shumë prej të cilave janë me origjinë vullkanike, nuk janë aq të larta sa ato të Alpeve apo Pirenejve më në jug, por mund të kenë më shumë dëbore.