Tradhtia, shkaku i ndarjes nga Fjolla Morina? Fisnik Syla: Nuk lëviz kurrë vetëm

Biznesmeni Fisnik Syla mohoi zërat se ka qenë një tradhti nga ana e tij shkak për ndarjen nga këngëtarja Fjolla Morina.

Ai dha një intervistë ‘live’ për “Ftesë në 5” nga Zvicra ku tha se ndodhet për arsye pune, bashkë me partnerët në biznes. “Nuk lëviz kurrë vetëm, jam gjithmonë i shoqëruar”, tha ai.

I pyetur nga moderatorja Bieta Sulo, nëse janë partner të biznesit apo ka diçka sentimentale, ai tha se është vetëm për punë.

Me tej ai tha se nuk ka tradhtuar kurrë Fjolla Morinën, por u ndanë sepse “nuk funksiononte më”.

“Ata që rrinë afër meje e dinë që Fisniku nuk është tradhtar. Kur jam në një lidhje jam shumë i fokusuar. E kemi parë që nuk funskion më lidhja jonë. Ka mbaruar gjithçka”, tha ai.

Çifti u kurorëzua në martesë në muajin mars të vitit të kaluar. Edhe pse ishte në kërkim nga policia shqiptare, Fjolla Morina i tha “Po” Fisnik Sylës në një ceremoni luksoze në Maldive.

Ata kanë qenë në qendër të lajmeve rozë, për jetën luksoze por dhe skandalet e këngëtares, që u dënua për trafik të lëndëve narkotike. Ajo u kap në shtator të vitit të kaluar me armë në çantë në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ai tha atëherë se arma ishte e një miku që kishte ndërruar jetë dhe e mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte nënë e vetme e dy vajzave. Fjolla theksoi se nuk e dinte që armën e kishte marrë me vete, pasi kishte harruar që e kishte vendosur në çantë, ndërsa më vonë, vazhdoi udhëtimet në Dubai dhe destinacione të tjera ekzotike.