Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e vlerësoi gjendjen e sigurisë në vend gjatë natës së Vitit të Ri si të qetë dhe stabile.
Në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 29 vepra penale dhe janë arrestuar 33 persona. Janë raportuar gjithsej 28 aksidente trafiku, prej të cilave tre me lëndime të rënda trupore.
Në aspektin penal, në territorin e shtetit janë kryer 29 vepra penale dhe janë arrestuar 33 persona, nga të cilët 14 janë të lidhur me tregtinë e drogës në vende të ndryshme. Janë regjistruar rreth 28 aksidente trafiku, prej të cilave tre me lëndime të rënda trupore. Fatmirësisht, nuk kemi pasur aksidente me pasoja fatale. Prandaj, mund të konkludoj se kemi pasur një gjendje të qetë dhe stabile të sigurisë në territorin e Maqedonisë. Dua të shpreh një falënderim të madh për të gjithë zyrtarët e policisë që gjatë natës kanë kryer detyrat me profesionalizëm të lartë, deklaroi Toshkovski, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të qendrës së skijimit “Mihajllovo.”