Sot, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski do të takojë kolegun e tij serb, ministrin Ivica Daçiç shkruan Pa Censurë. Ky takim vjen pas një takimi të mëparshëm në Beograd në fund të korrikut, ku ata diskutuan për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Serbisë në fushën e punëve të brendshme. Pas atij takimi, Toshkovski e ftoi Daçiçin të vizitojë Maqedoninë, sipas një njoftimi nga Ministria e Brendshme e Serbisë.
Mediat serbe informojnë se gjatë bisedimeve sot në Kumanovë do të diskutohet edhe për proceset e migracionit.Pa Censurë