Nga Berat Buzhala
Kjo eshte nje histori e imja personale me Top Channel. Kur e kisha njohur, si e kisha njohur dhe pse e kisha njohur Tanin e Topit? Sonte me rane ndermend te gjitha keto, kur e pashe emisionin Te Paekspozuarit.
Para nje dekade, kur kam qene Kryeredaktor i gazetes se shkruar Express, pata shkruar nje shkrim: Me Top kunder profesionalizmit.
Shkrimin e pata shkruar duke qene i inspiruar nga nje fushate aktive negative qe ky medium kishte ndermarre kunder Sali Berishes, atebote Kryeminister i Shqiperise. Nuk me pengonte qe Top Channel po merrej intensivisht kunder Berishes, sepse mire po bente, por sepse kete po e bente me nje agjende te ngarkuar politike. Sipas bindjes time te asaj kohe, e konsideroja qe Top Channel e kishte kaluar vijen profesionale, duke u bere nga subjekt medial ne subjekt politik.
Nuk kishte internet, nuk njihesha ne Shqiperi keshtu sic sot mund te njihem, prandaj pritjet e mia per shkrimin ishin shume modeste. Ne fakt nuk prisja asgje. Thjeshte po i thoja ato qe po i mendoja per nje media kaq te madhe sic ishte dhe sic eshte Top Channel, ose Top Media.
Kur e kisha harruar shkrimin, dikur vone te nesermen, pak para mesnates, une isha me nje mik timin, me Bujen, kur kete e therret ne telefon dikush. Ne bisede e siper e degjova qe po permendej edhe emri im. Buja po insistonte ta bindte bashkebiseduesin, te cilin e pashe qe e kishte mik, se “Berat Buzhala nuk eshte emer i trilluar, ai person ekziston”, dhe po bente me dore ne drejtimin tim qe me kishte shume afer. Nuk i tha qe ishim bashke. Kur e mbylli biseden m’u drejtua pak a shume me keto fjale: Cka hamimin paske shkru per Top Channel’in? Ishte bere shume nervoz. Polemizuam shume ashper, ndoshta nuk kemi biseduar kurre kaq ashper. Perndryshe, Bujen (Musen) e kam pasur dhe e kam partner ne Gazeta Express qe nga themelimi, por edhe nje njeri te afert.
Ne bisede e siper, ne perlamje e siper, e kuptova qe kishte biseduar me legjenden mediale, te njohur si Tani i Topit. Isha i ri ne ate kohe dhe nuk po besoja qe Tani te kishte gjetur kohe te merrej me mua. Thelle ne vete u gezova deri diku, ndonese po e kaloja neper nje bisede te acaruar, por qe isha i bindur qe do te mbyllej. Bujari nje nate me heret kishte qene me Tanin jashte shtetit dhe tash po i vinte keq qe ne median e tij, aty ku ishte aksionar, te botohej nje shkrim qe e godiste median me te madhe shqiptare. Ajo qe po me pengonte ishte se Tani i kishte thene Bujes qe Berati nuk ekzistonte, por se prapa kesaj nofke fshihej lartmadheria e tij Baton Haxhiu. Pra, ne syte e Tanit une isha Baton Haxhiu. Dhe nuk kishte Zot qe ta bindte ne te kunderten. Mezi nuk pritem te gdhihej per t’u nisur per ne Tirane, qe t’i deshmonim Tanit qe, minimumi, une isha njeri, e nuk isha Batoni dhe se dyti, te provoja ta mbroja para tij shkrimin tim. Hajde bela hajde. Nuk ishte autostrada dhe duhej te fluturonim.
Nuk deshiroj qe tash kete shkrim ta zgjas pafundesisht. Sapo mberritem ne Tirane Buja e telefonoi Tanin dhe i tregoi qe ne kishim mberritur. Tani kishte qene ne Rinas duke u nisur per ne Itali. U kthye me nje fryme. Buja me dorezoi te ai dhe ju duke sikur e hoqi nga vetja nje barre te rende. Edhe une edhe Tani i vume dorezat dhe filluam ndeshjen. Atmosfera ishte mjaft e acaruar. Ai e sulmonte Berishen ne menyren me te ashper te mundshme. Une i jepja te drejte ne kete qe e thoshte, sepse media duhet te shkruaj per qeverine dhe per Kryeministrin, por i thoja qe nje media, nje televizion, nuk guxon qe te behet pale politike. Ne ate kohe Top Channel po bente edhe reklama anti qeveritare. Ky debat ne mes meje dhe tij ka zgjatur deri ne mengjes. Sigurisht qe shume me i shtensionuar. Arrita ta bindja qe isha Berati dhe jo Batoni, por, Buja eshte deshmitar, gjithashtu u pajtua qe kisha pasur te drejte me shkrimin, ne mase te madhe.
“Po ma shkaterron televizionin”, me tha. Nuk e tha kete ne kuptimin financiar, por ne kuptimin editorial.
Jam takuar me Tanin edhe dy tri here te tjera pas asaj dite. Filluam te benim edhe disa plane te perbashketa per nje projekt medial. Nuk shkoi as disa jave kur ai e humbi jeten.
Tani kishte qene per mua njohja me e rrembyeshme dhe me simpatike qe me kishte ndodhur ndonjehere. Kishte qene si nje vetetime. Duket sikur te mos kishte ndodhur fare.
Edhe kur Steve Jobs vdiq, shume prej nesh tham qe Apple nuk eshte me kompania e njejte. Shume prej nesh, e shume prej eksperteve te njohur boterore, tham qe po te ishte Jobs ne krye te Apple tash do te kishin ndodhur gjera te hatashme. Gjerat e njejta jane thene dhe vazhdojne te thuhen edhe per Top Median, Top Channel dhe derivatet tjera, do te dukeshin shume me ndryshe. Shume me te fuqishme dhe shume me kreative. Tani ishte uragan.
Prandaj me te drejte themi qe pa te Topi nuk eshte i njejte. Ne nderkohe, prej kur ai nuk eshte me, ne skenen politike dhe mediale te Shqiperise ka ndodhur plot gjera. Jane nderruar pushtete e kryeministra, kane dale ne skene media te reja, interneti po ben kerdine etj., etj. Pa dyshim qe Tani nuk do te kishte qendruar duarkryq perballe ketyre ndryshimeve te medha. Mirepo gjithcka tjeter qe mund te themi tash, me shume se sa thash, do te ishte nje spekulim i paster. Topi edhe pa te arriti ta mbante hapin me mediat tjera, ndonese nuk arriti te mbante distancen qe e kishte me to, kur Tani ishte Commander in Chief. Fatkeqesisht, per kete nuk kam informata, arma e tij nukleare u rrembye dhe u perdor nga te tjeret, jo per qellime publike, por per qellime private. E shnderruan Top Channelin ne nje department per marredhenie me publikun te Edi Rames. Relevanca e kesaj superfuqie u be – pothuajse – e ngjashme me televizionin e Edit, ERTV’ne. Ishte pothuajse e pabesueshme ne cfare derexhe kishte rene kjo supermedia. I ishte nenshtruar tekeve te nje femije te kompleksuar, packa qe mund t’i kishte 40-50 vjec. E kam fjalen per Sokol Ballen. Top Channel, nen Sokolin, u tredh. Top Channel, nen Sokolin, u konvertua ne dicka per te cilin Tani do te turperohe. Nuk po flas ketu per spektakle televizive, as per humor, as per muzike. Keto gjera mire duken, ndonese nuk eshte qe i ndjek me kersheri te madhe. Une po flas per politiken editoriale. Po flas per lajmet qendrore dhe per debatet politike. Tani, djali i lire e plot energji, do te villte nga ajo se cfare po prodhohej ne Top Channel. Nje media e madhe pa shtylle kurrizore. Nje media e madhe qe ishte zaptuar nga nje politikan qe sot eshte neser nuk eshte.
Sonte rastesisht fillova te shikoj emisionin Te paekspozuarit, te Ylli Rakipit. Te gjitha keto me rane ndermend kur e pashe kroniken para debatit. E pashe se si Top Channel paska filluar ta marre veten dhe t’i perngjaje, ndoshta jo te duket njejte, atij te Tanit. Thash me vete, udheheqesit e ketij mega mediumi paskan filluar te besojne – me te drejte – qe nje media sikur ajo qe ata e kane eshte me e rendesishme se sa nje kryeminister kalimtar.
Jam i vetedijshem qe nje gje e tille ka ndodhur per shkak te ndryshimeve te fundit ne kete televizion. Sigurisht qe ardhja e Rakipit, e posacerisht ardhja e Ben Blushit si drejtor i tij, ishin nje levizje e fuqishme e atyre qe e drejtojne ose atyre qe jane pronare te kesaj medie.
Shqiperia, por as shqiptaret, kurre me shume se sot nuk kane pasur nevoje per nje medium te madh te fuqishem dhe te pavarur.
Top Channel i plotesonte te gjitha keto kushte – pervecse nuk ishte i pavarur. Tash duket qe edhe eshte bere i tille.