Tomë Gashi thotë se nuk është në dijeni që djali i tij e ka sulmuar Frashër Krasniqin

Partia Socialdemokrate përmes një njoftimi ka deklaruar sot se ish’kandidati për deputet i LVV’së, Albin Gashi e ka sulmuar ish ‘deputetin dhe anëtarin e PSD’së, Frashër Krasniqin.

Në njoftim nuk janë dhënë më shumë detaje, përveç se është kërkuar që me rastin të merren nga policia e Kosovës.

Gazeta Express ka kontaktuar avokatin Tomë Gashi, që është prindi i Albin Gashit të LVV’së e avokat i Frashër Krasnqit.

I njëjti ka deklaruar se ka parë njoftimin, mirëpo, shton se nuk ka informacione.

Ai tha se Krasniqin e ka klient që më shumë se tri vite, e se nuk beson që ka ndodhur diçka e tillë.

“Nuk kam njohuri, Frashëri është klient i imi më shumë se tri vjet s’besoj që ka ndodhë. Frashëri ka mund me më thirrë nëse ka pas ndonjë incident”, ka thënë Gashi.

Gazeta Express ka kontaktuar për këtë çështje edhe Policinë e Kosovës. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.

Ditë më parë avokati Gashi e ka pasur një incident pas një debati me Nol Nushin e PSD’së./GazetaExpress/