Tomë Gashi publikon fotografi me Nasim Haradinajn, flet fjalë të rënda për Gjykatën Speciale


Avokati Tomë Gashi ka ofenduar Gjykatën Speciale duke e quajtur atë “të Serbisë”.

Në një postim në Facebook, Gashi ka postuar foton e tij së bashku me nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Gashi ka thënë se është thirrur nga një person me një numër të panjohur i cili i ka thënë se është i ftuar nga Specialja.

Ndryshe, javën e kaluar Haradinaj është arrestuar nga Specialja. Ai është paraqitur para Tribunalit në Hagë.