Tomë Gashi nuk pendohet: Shumicës së qytetarëve iu ka pëlqyer veprimi im

Avokati Tomë Gashi ka folur prapë për ngjarjen e ditëve me parë , ku kishte shqelmuar një lypës në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, nuk është penduar fare për gjestin e tij, ai ka shkuar edhe me tutje duke thënë se shumica e qytetarëve ju ka pëlqyer veprimi im.
Para disa ditës, avokati i njohur, Tomë Gashi kishte shqelmuar një lypës ka thënë se në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë.

Avokati Gashi nuk është penduar fare për gjestin e tij të ulët ndaj lypësit, ai çuditërisht ka thënë se qytetarëve ju kanë pëlqyer veprimi im.
“Shumicës se qytetarëve ju kanë pëlqyer veprimi im, sepse ketë janë mashtrues ordiner”, ka thënë Gashi.
Gashi tutje është arsyetuar duke thënë se e kishte telefonuar disa herë Policinë se Kosovës dhe Inspektoratin e Kosovës shumë herë dhe nuk kanë reaguar.
“Unë kam thirrur Policinë e Kosovë dhe Inspektoratin e Kosovës shumë herë. Kam tentuar shumë herë për t’i larguar ata”, është shprehur Tomë Gashi