Avokati Tomë Gashi, duke folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murselaj ka treguar për emisionin dokumnetar “Exspose” se me sa vjet burg mund të dënohen të dyshuarit e këtij rasti.Sipas tij, ky është rasti më i rëndë që ka ndodhur viteve të fundit në Kosovë, kur dikush e paguan dikë për vrasjen e bashkëshortes.
“Për veprat më të rënda penale, dënimi minimal është prej 10 viteve dhe maksimal është burgimi i përjetshëm. Këto janë dënimët më të mëdha të parapara me Kodin Penal të Kosovës, ndërsa gjatë gjykimit do të shohim se si Naim Murseli do të tentojë ta mbrojë veten”, thotë Gashi, raporton Gazeta Blic.Sipas tij, në 10 vitet e fundit, ky është rasti më i rëndë, sepse shton ai, “nuk kemi informata që dikush të ketë aranzhuar vrasjen e bashkëshortes, nënës së fëmijëve të tij”.
jo situatë është jashtëzakonisht e rëndë, sipas tij, meqënëse kanë qenë prezent edhe fëmijët.“Janë gjëra që lehtë mund të mirren vesh, sepse përveç deklaratave kontraverse të Naimit ne kemi pas edhe njoftim nga Policia që parametri është zgjeruar ku janë kërkuar incizimet e kamerave në shtëpitë përreth që janë dhe është rasti më i rëndi”.