Zyrtarët e OVL së UÇK’së me avokatin e autorizuar sot Tomë Gashin kanë folur pas takimit dhe bastisjes që kanë pasur nga zyrtarët e Gjykatës Speciale. Avokati Gashi tha se është vërtetuar se dosjet që kanë shkuar në OVL UÇK janë dokumente të Speciales.
“Vërtetohet se këto janë dokumente të Speciales sepse kjo është logoja e Speciales. Vërtetohet se këto dokumente janë të tyre edhe në herën e parë. Me Këshillen time kryetari ka vendosur t’ua dorëzojë atyre. Meqenëse ata e kanë vërtetuar se ata janë dokumente të tyre” ka thënë Gashi para mediave. Ndërsa Hysni Gucati kryetar i OVL’së së UCK-së ka thënë se Gjykata Speciale po bashkëpunon me Gjykatën Serbe. Gucati para gazetarëve ka prezantuar dokumentet të cilat janë marrë nga Speicalja dhe ka thënë se në bazë të llogos vërtetohet se këto dokumente janë të Gjykatë Speciale sepse përndryshe nuk do t’i kishin marrë.
“Ne sot kemi pasur një vizitë të pakëndshme kanë ardhur hetuesit e Gjyaktës Speciale në lidhje me një ftesë që e kanë dorëzuar disa rregulla për këto dëshmi. Që kanë ardhur në organizatë ne e kemi quajtuar rrufeja dy ikësi se nuk e dimë se kush është ne sot i dorëzuam ato materiale mbi 70 për qind të materialeve i keni marrë. Çdo moment ne do ti bëjmë publike materialet ne do ta vërtetojmë fjalën tonë se Gjykata Speciale është duke bashkëpunuar me gjykatën Serbe “ tha Gucati para mediave.