“Tollovi” në aeroportin e Prishtinës, vonesa në linjën Prishtinë-Bazel

Nga zyra për informim mësohet se në aeroportin e Prishtinës një vonesë ka ndodhur në fluturimin e linjës Prishtinë-Basel, për të cilën qytetarët nuk kanë qenë të njoftuar nga kompania përkatëse.

Si pasojë 155 udhëtarë pritën rreth tetë orë në aeroportin “Adem Jashari”, ku prapë nuk morën ndonjë sqarim nga kompania për arsyen e vonesës, e as konfirmim se kur do të ndodhë nisja.
Udhëtarët që po prisnin me orë të tëra, thanë se e njoftuan policinë, ku këta të fundit tentuan të merrnin një përgjigje nga kompania për të ditur shkakun dhe për të konfirmuar se kur do të ndodhë ky fluturim, por se nuk arritën të mësojnë asgjë konkrete.