Tola e Përputhen me lot në sy: “Vëllai nuk më flet sepse u bëra pjesë e emisionit”

Sezoni i tretë i Për’puthen sapo ka filluar dhe konkurrentët e rinj po marrin gjithë vëmendjen.
Në puntatën e sotme dy konkurrentet Ada me Arlidën, e cila i thonë Tole rrëfyen se kanë probleme me familjarët.

“Unë nuk flas me vëllain tim. Ne kemi një vit diferencë dhe gjithmonë kemi qenë bashkë që nga klasa e parë deri në gjimnaz. Tani nuk kemi komunikim dhe ndikon shumë te unë kjo pjesë. Do doja që të ishim si më parë”,- thotë Tolja.