Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë

Japonia mobilizoi avionët luftarakë të hënën pasi një avion ushtarak kinez “shkeli” hapësirën ajrore japoneze, tha Ministria e Mbrojtjes.

Avioni kinez “u konfirmua se kishte shkelur hapësirën ajrore territoriale në ishujt Danjo në prefekturën e Nagasakit”, tha minsitria në një deklaratë, duke shtuar se ajo kishte mobilizuar “aeroplanë luftarakë në bazë emergjence”.

Aeroplani kinez “Y-9 i mbledhjes së të dhënave të zbulimit” hyri në hapësirën ajrore japoneze në orën 11:29 të mëngjesit të djeshëm për rreth dy minuta, shtoi ministria.

Autoritetet kineze nuk kanë komentuar për incidentin.

Mediat lokale, përfshirë transmetuesin publik NHK, thanë se incidenti shënoi herën e parë që avionë të ushtrisë kineze hyjnë në hapësirën ajrore të Japonisë.