Toka bëhet me ishull të ri

Ishujt e Tongas Qendrore mirëpritën ‘lindjen’ e një ishulli të ri. Ishulli i ri u shfaq në Oqeanin Paqësor jugperëndimor, ku vullkanet nënujore janë të shumtë. Një nga këto vullkane të zhytura u ‘zgjua’ më 10 shtator, duke nxjerrë lavë, avull dhe hi, sipas një deklarate nga Observatori i Tokës i NASA-s. Vetëm 11 orë pasi vullkani filloi të shpërthejë, një ishull i ri ishte shfaqur mbi sipërfaqen e ujit, thotë NASA, e cila kapi imazhet e ishullit të sapolindur me satelitë.

Ishulli i porsalindur u rrit shpejt në madhësi, sipas NASA-s. Më 14 shtator, studiuesit në Shërbimet Gjeologjike të Tongas vlerësuan se ishulli mbulonte vetëm 4,000 metra katrorë. Por deri më 20 shtator, ishulli ishte rritur për të mbuluar 24,000 metra katrorë. Megjithatë, NASA thotë se ishujt e krijuar nga vullkanet nënujore “shpesh janë jetëshkurtër. Por ndonjëherë ishujt kalimtarë mund të vazhdojnë për vite apo edhe dekada. /Telegrafi/